Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

Presidenti Donald Trump tha se po heq certifikimin nga të gjitha avionët e prodhuar në Kanada dhe kërcënoi me një tarifë prej 50% për këto aeroplanë derisa avionët Gulfstreams të prodhuar në Amerikë të certifikohen në atë vend. Trump tha konkretisht se po i hiqte certifikimin Global Express, një avion biznesi nga Bombardier me seli në Kebek, së bashku me “të gjithë avionët e prodhuar në Kanada”. “Kanadaja po e ndalon në mënyrë efektive shitjen e produkteve Gulfstream në Kanada përmes të njëjtit proces certifikimi”, shkroi Trump në Truth Social. “Nëse, për ndonjë arsye, kjo situatë nuk korrigjohet menjëherë, unë do t’i ngarkoj Kanadasë një tarifë prej 50% për çdo avion të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Kërcënimi është episodi i fundit në...