Kërcënimi i 14 vendeve europiane: Gati të sekuestrojnë anijet e “flotës hije” ruse në Baltik
Pas katër vitesh luftë, Europa po jep një sinjal konkret që mund të godasë seriozisht eksportet e naftës ruse, të cilat shkojnë kryesisht drejt Kinës, Indisë dhe Turqisë. Nga tani e tutje, cisternat e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse që dalin nga Gjiri i Finlandës mund të ndalohen në Detin Baltik ose në Detin e Veriut nga autoritetet e vendeve bregdetare, nëse konstatohet se nuk respektojnë rregullat ndërkombëtare. Nëse kjo masë zbatohet realisht, të ardhurat e industrisë së naftës që financon një pjesë të madhe të luftës së Kremlinit mund të ulen ndjeshëm. Vendimi është komunikuar dy ditë më parë, pa shumë zhurmë, në formën e një nisme teknike. Qeveritë e vendeve bregdetare të Baltikut dhe Detit të Veriut kanë dërguar një letër të përbashkët...
Burimi:
javanews.al