Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, paralajmëroi të hënën se shënjestrimi i objekteve energjetike do të ishte “i paligjshëm dhe i papranueshëm”, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të godiste termocentralet iraniane nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet.Pa iu referuar drejtpërdrejt komenteve të Trump, Costa tha se “shënjestrimi i infrastrukturës civile, përkatësisht i objekteve energjetike, është i paligjshëm dhe i papranueshëm”. Shtëpia  e Bardhë ka thënë se ushtria amerikane do të veprojë gjithmonë në përputhje me ligjin, por ekspertët ligjorë kanë thënë për CNN-së se sulmet ndaj infrastrukturës civile, siç janë objektet e energjisë, ka gjasa të përbëjnë një krim lufte.“Popullsia civile iraniane është viktima kryesore e regjimit iranian. Ajo do të ishte gjithashtu viktima kryesore e një zgjerimi të fushatës ushtarake”, shkroi Costa...