Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Presidenti Donald Trump, i cili nuk mori pjesë në Super Bowl dhe në vend të kësaj mori pjesë në një festë për të parë ndeshjen në Florida, ka reaguar ashpër ndaj performancë së Bad Bunny në pushimin e ndeshjes duke e cilësuar si “një shuplakë në fytyrë” dhe tha se “askush nuk kuptoi asnjë fjalë” që po thoshte reperi portorikan. “Shfaqja e pushimit të Super Bowl është absolutisht e tmerrshme, një nga më të këqijat, NDONJËHERË! Nuk ka kuptim, është një fyerje për Madhështinë e Amerikës dhe nuk përfaqëson standardet tona të Suksesit, Kreativitetit apo Ekselencës”, tha Trump në një postim në Truth Social. “Kjo ‘shfaqje’ është thjesht një ‘shuplakë në fytyrë’ për vendin tonë, i cili po vendos standarde dhe rekorde të reja çdo...