“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

Zv/presidenti amerikan JD Vance është në Hungari dhe ka folur për luftën në Iran gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Viktor Orban. Vance tha se SHBA-të i kanë arritur kryesisht objektivat e tyre ushtarake në luftën kundër Iranit. Ai vuri gjithashtu në dukje se SHBA-të janë të bindura se mund të marrin një përgjigje nga Teherani deri në afatin e caktuar nga Trump, në orën 1 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën. Trump dëshiron që Irani ta ketë rihapur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar deri atëherë. Vance është në Budapest për të mbështetur fushatën e Orban përpara zgjedhjeve të Hungarisë të dielën.