“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka publikuar në platformën Truth Social një deklaratë të fortë, ku paralajmëron vendosjen e tarifave tregtare ndaj disa vendeve evropiane dhe kërkon hapur blerjen e Groenlandës nga Danimarka, duke e lidhur këtë çështje me sigurinë globale. Sipas Trump, SHBA-të kanë “subvencionuar” për dekada me radhë Danimarkën, Bashkimin Europian dhe aleatët e tjerë, përmes mungesës së tarifave dhe ofrimit të mbrojtjes maksimale ushtarake. Ai argumenton se tashmë ka ardhur koha që Danimarka “të japë diçka mbrapsht”, pasi Groenlanda, sipas tij, është thelbësore për sigurinë kombëtare amerikane dhe paqen botërore. Trump pretendon se Kina dhe Rusia synojnë Groenlandën dhe se Danimarka nuk ka kapacitet real për ta mbrojtur atë. “Duke filluar nga 1 shkurti 2026, të gjitha vendet e...