Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike
Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një takim virtual me përfaqësues nga 35 vende, ku pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe Shqipëria, në kuadër të përpjekjeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Takimi do të mbledhë kryesisht vende evropiane anëtare të NATO-s, së bashku me partnerë ndërkombëtarë si Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përfshirja e Shqipërisë në këtë forum shihet si pjesë e angazhimit të saj në çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe koordinimit me aleatët perëndimorë.Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar nga Irani që prej përshkallëzimit të konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin në fund të shkurtit 2026, duke shkaktuar pasoja të mëdha në tregjet globale të energjisë. Si një vend që varet nga importet e karburanteve, Shqipëria ndikohet drejtpërdrejt...
Burimi:
javanews.al