Katër vite luftë, Putin: Ukraina saboton paqen, Rusia nuk mposhtet
Vladimir Putin ka reaguar në përvjetorin e katërt të luftës që nisi kundër Ukrainas. Presidenti rus pretendoi se Kievi po saboton bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “President i Rusisë: Po flasim për bombardimin e mundshëm të sistemit tonë të gazit poshtë Detit të Zi. Ukraina nuk qetësohet. Ata janë të dëshpëruar që të shkatërrojnë këtë proces diplomatik paqësor. Po përpiqen që të provokojnë një lloj incidenti për të shkatërruar gjithçka që është arritur përmes negociatave”. Gjatë një fjalimi televiziv, Putin kërcënoi mbarë botën kur komentoi raportimet e pakonfirmuara se disa vende, kryesisht Franca dhe Britania e Madhe, synojnë që t’i japin Ukrainës një lloj arme bërthamore. “Ata e kuptojnë se çfarë mund të sillte kjo”, theksoi shefi i Kremlinit,...
Burimi:
opinion.al