Katër skenarët e një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Teheranit
Koha duket se po shkon drejt fundit për një sulm të mundshëm ushtarak të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Me forcat amerikane të dislokuara plotësisht në Lindjen e Mesme dhe negociatat që mbeten të brishta, katër janë skenarët më të mundshëm për nisjen e një lufte të re me Teheranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje. Sipas “The Jerusalem Post”, zhvillimet e ditëve dhe javëve në vijim do të përcaktojnë nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të urdhërojë një goditje ushtarake kundër Teheranit apo do të zgjedhë të zgjasë dritaren diplomatike. Skenari 1: Sulm brenda pak ditësh Skenari i parë parashikon që Trump të urdhërojë një sulm ndaj Iranit midis së dielës dhe të enjtes. Kjo mund të ndodhë nëse ai ka marrë tashmë vendimin...
Burimi:
ntv.al