Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar
Rreth 2,000 persona janë vrarë gjatë protestave të fundit në Iran, deklaroi të martën për agjencinë Reuters një zyrtar iranian. Sipas autoriteteve, viktimat përfshijnë si protestues, ashtu edhe anëtarë të policisë dhe forcave të rendit. Protestat aktuale në Iran nisën në 28 dhjetor, fillimisht si reagim ndaj rritjes së fortë të çmimeve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, por shumë shpejt u shndërruan në protesta kundër udhëheqjes fetare që drejton vendin që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Demonstratat u përhapën në disa qytete dhe u shoqëruan me përplasje të dhunshme. Organizatat për të drejtat e njeriut japin shifra më të ulëta, por gjithsesi alarmante. Organizata me bazë në SHBA, HRANA, tha se ka verifikuar vdekjen e 490 protestuesve dhe 48 pjesëtarëve të forcave të sigurisë,...
Burimi:
javanews.al