Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

Agjencia Hapësinore e Pilotuar e Kinës (CMSA) bëri të ditur se në orën 9:34 të mëngjesit të së hënës, kapsula e kthimit e anijes kozmike Shenzhou-20 pa astronautë, u ul në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore Konfirmohet se pjesa e jashtme e kapsulës së kthimit Shenzhou-20 ishte përgjithësisht e plotë dhe pajisjet e brendshme ishin në gjendje të mirë, ndaj misioni i kthimit konsiderohet një sukses i plotë. CMSA bëri të ditur gjithashtu se anija kozmike Shenzhou-23, e cila do të vazhdojë misionin hapësinor, ka mbërritur në Qendrën e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan. Kina lëshoi ​​në hapësirë ​​anijen kozmike me ekuipazh Shenzhou-20 më 24 prill 2025, duke dërguar tre astronautë në stacionin e saj hapësinor...