“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”

“Kapja e Maduros dhe bashkëshortes së tij, mund të ketë qenë një largim i negociuar”

“Ishte vetëm çështje kohe”. Kështu komenton një burim i opozitës në mërgim. “E prisnim”. Sipas analistëve, objektivi i padeklaruar ka qenë gjithmonë ai: Nicolás Maduro, 63 vjeç, njeriu që ka qeverisur Venezuelën pa ndërprerje që nga viti 2013. Dhe që Shtetet e Bashkuara e kanë kapur dhe e kanë nxjerrë jashtë vendit të tij – përmes një aksioni spektakolar të forcave speciale – natën e 3 janarit. Sipas burimeve të opozitës venezueliane, të intervistuara nga Sky News, operacioni i “kapjes” në të vërtetë ka qenë një “largim i negociuar” mes Madurros dhe Shteteve të Bashkuara. Dorëzimi i “Gjelit luftarak”. Ata që e përçmojnë e quajnë “shofer kamioni”, edhe pse në të vërtetë, në një jetë tjetër, ai ishte shofer autobusi dhe sindikalist. Ata që e...