“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e fundit ndaj Iranit. Në një video tetë-minutëshe të publikuar në platformën e tij sociale, Truth Social, Trump deklaroi se forcat amerikane kanë nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër objektivave iraniane. Në fjalimin e tij, Trump u shpreh se administrata e tij kishte bërë përpjekje të përsëritura për të arritur një marrëveshje me Iranin lidhur me programin bërthamor, por sipas tij, pala iraniane nuk kishte qenë e gatshme të pranonte kushtet e kërkuara nga Uashingtoni. “Ne kërkuam vazhdimisht të bëjmë një marrëveshje. U përpoqëm,” tha ai, duke shtuar se SHBA-të “nuk do të lejojë kurrë që Irani të ketë armë bërthamore”. Presidenti amerikan paralajmëroi se objektivi i...