“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit
Në skenën politike të Teheranit, përgjatë katër dekadave, Mohammad Baqer Ghalibaf ka arritur të grumbullojë nofka të shumta që variojnë nga “polici” e deri te “kandidati i përjetshëm”, duke u shfaqur si një figurë kameleonike, thellësisht konservatore, por mjaftueshëm pragmatiste për të mbijetuar në kthesat e vështira të historisë iraniane. Me vdekjen e Ali Larijanit, ky 64-vjeçar me origjinë nga Mashhadi, qyteti i shenjtë ku lindi edhe lideri suprem Ali Khamenei, duket se më në fund po fiton bastin e tij më të madh për të qëndruar në majat e pushtetit. Edhe pse ka dështuar katër herë në garën për president, Ghalibaf nuk ka rënë kurrë nga shala e pushtetit, duke shërbyer aktualisht si kryetar i Parlamentit për dy legjislatura radhazi dhe duke u pozicionuar...
Burimi:
javanews.al