Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump
Kanadaja do të hapë konsullatën e saj të parë diplomatike në Groenlandë, në një hap të rëndësishëm politik dhe diplomatik që vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të territorit. Një delegacion i nivelit të lartë kanadez, i kryesuar nga Guvernatorja e Përgjithshme Mary Simon dhe ministrja e Jashtme Anita Anand, mbërrin të premten në Nuuk për inaugurimin zyrtar të konsullatës. Delegacioni shoqërohet edhe nga një anije e Rojës Bregdetare Kanadeze. Në një fjalim përpara vizitës, Mary Simon deklaroi se Kanadaja “qëndron fuqishëm në mbështetje të popullit të Groenlandës, i cili do të vendosë vetë për të ardhmen e tij”. Hapja e konsullatës kanadeze përkon me një vizitë të ngjashme të zyrtarëve francezë, të cilët po ashtu do të inaugurojnë...
Burimi:
javanews.al