“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë
Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për unitet mes popullsisë iraniane dhe pranoi vështirësitë që ata kanë përjetuar. “Ne duhet ta mbrojmë këtë unitet dhe kjo është e mundur vetëm kur jemi bashkë dhe gjejmë gjuhë të përbashkët”, thuhet në deklaratë. Ajo falenderon “popullin e Iranit nga të gjitha shtresat e shoqërisë që qëndruan kundër armikut”. Udhëheqësi suprem shpreh ngushëllime për njerëzit që “kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës”, duke thënë se dëmet do të kompensohen. Deklarata e Khameneit e lidh këtë me përvojën e tij personale, pasi babai i tij, udhëheqësi i mëparshëm suprem, dhe pjesë të familjes së tij u vranë nga sulmet amerikano-izraelite. “Kjo është një dhimbje që e ndaj me njerëzit...
Burimi:
ntv.al