Kallas: BE po kërkon një zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit, SHBA-të janë të paparashikueshme

Kallas: BE po kërkon një zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit, SHBA-të janë të paparashikueshme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, theksoi në një intervistë me Reuters nevojën për zgjidhje diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa deklaroi se SHBA nën udhëheqjen e Donald Trump është e paparashikueshme. Kallas theksoi se duhet të kërkohen mënyra diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, në një kohë kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u bëri thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake për të siguruar lundrimin, mes konfliktit në Iran. Kallas theksoi se nuk ka gatishmëri për të marrë rreziqe ushtarake në këtë kalim të rëndësishëm. “Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur atë të hapur...