Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Teksa kriza në Gjirin Persik po thellohet, Bashkimi Europian ka njoftuar se po diskuton opsionet e tij për të garantuar lirinë e lundrimit. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi përpara takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel se mbajtja hapur e Ngushticës së Hormuzit është një “interes parësor” për bllokun. “Është në interesin tonë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur”, u shpreh Kallas, duke iu referuar raportimeve të shumta për anije të sulmuara që nga fillimi i konfliktit. Kjo lëvizje e BE-së vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj aleatëve. Trump paralajmëroi se mosndihma e anëtarëve të NATO-s për të siguruar këtë rrugë detare, ku kalon rreth 20% e naftës botërore do të...