“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë
Në Gjenevë po diskutohet jo vetëm fati i luftës në Ukrainë, por edhe përplasja SHBA–Iran, e cila, nëse nuk mbyllet me një marrëveshje bërthamore, mund të përshkallëzojë në konflikt ushtarak. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha pas bisedimeve të së martës se Teherani dhe Uashingtoni kishin arritur një mirëkuptim mbi “parimet udhëzuese” kryesore. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se një marrëveshje është e afërt. “Mund të them se në këtë raund pati diskutime mjaft serioze dhe një atmosferë më konstruktive se në raundin e mëparshëm. U ngritën ide të ndryshme dhe këto ide u diskutuan seriozisht, dhe në fund pati dakordësi të përgjithshme mbi një sërë parimesh udhëzuese, mbi bazën e të cilave do të ecim tutje dhe do të hyjmë...
Burimi:
javanews.al