Jep dorëheqjen ministrja e Jashtme e Groenlandës
“Meqenëse partia ime është larguar nga koalicioni qeveritar, edhe unë duhet të jap dorëheqjen nga detyrat e mia”, tha Motzfeldt për AFP në një intervistë, duke vënë në dukje se “në rrethanat aktuale, nuk pajtohem me partinë time”. Viviane Motzfeldt, si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Arsimit, kishte qenë në qendër të bisedimeve me Uashingtonin, së bashku me homologun e saj danez, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të aneksonte Groenlandën. Në janar, ajo u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, pas kërcënimeve të reja të Trump për të pushtuar ishullin Arktik. Motzfeldt “shpreson” që kriza qeveritare në Groenlandë të mos përdoret nga qeveria amerikane për të shmangur tensione të mëtejshme. “Koalicioni me partitë e...
Burimi:
vizionplus.tv