“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit
Pas deklaratës së Trump se mandati i Macron mund të mbarojë shumë shpejt, ka reaguar vetë presidenti francez duke u shprehur se Franca është e gatshme të marrë pjesë në një mision shoqërimi për anijet cisternë në Ngushticën e Hormuzit, por vetëm pasi situata të qetësohet. Duke folur para kabinetit të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, Macron theksoi se Franca nuk është pjesë e konfliktit aktual dhe nuk do të angazhohet në operacione për të hapur ose çliruar Ngushticën në këtë kontekst. “Megjithatë, sapo situata të qetësohet dhe bombardimet të jenë ndërprerë, do të jemi të gatshëm, së bashku me kombet e tjera, të marrim përgjegjësinë për një sistem shoqërimi”, tha ai. Presidenti francez theksoi se kjo kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse politike, teknike dhe operacionale, që...
Burimi:
javanews.al