“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

Një përplasje ka shpërthyer mes qeverisë rajonale të Madridit dhe asaj baske në Spanjë lidhur me kërkesën e fundit që “Guernica”, ndoshta vepra më e famshme e Picasso-s, të vendoset përkohësisht në Muzeun Guggenheim në Bilbao për të shënuar 90-vjetorin e bombardimit të qytetit bask. Që nga viti 1992, vepra ka qenë e ekspozuar në muzeun Reina Sofía në Madrid dhe kërkesat e përsëritura për ta zhvendosur në rajonin bask janë refuzuar. Kërkesa e fundit ka sjellë një shkëmbim fyerjesh mes Isabel Díaz Ayuso, presidente konservatore e Madridit, dhe Aitor Esteban, lider i partisë nacionaliste baske, ku secili e akuzoi tjetrin për “provincializëm”. Ayuso tha: “Nuk ka kuptim që gjithçka të kthehet në origjinë. Në atë rast duhet t’i dërgojmë të gjitha veprat e Picasso-s në...