“Je më e keqja”/ Trump sulmon gazetaren për çështjen Epstein

“Je më e keqja”/ Trump sulmon gazetaren për çështjen Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu hapur pakënaqësinë e tij ndaj pyetjeve këmbëngulëse të gazetares së CNN, Caitlin Collins, lidhur me çështjen Jeffrey Epstein. Përplasja verbale ndodhi gjatë një prononcimi publik, ku Trump reagoi ashpër ndaj insistimit të gazetares, duke e cilësuar atë si “më të keqen” dhe duke shtuar se “nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh”. Debati nisi pasi Collins vuri në dukje se presidenti po përpiqej t’i paraqiste zbulimet e fundit mbi dosjet Epstein si dënuese vetëm për demokratët. Megjithatë, sipas dokumenteve të publikuara së fundmi, Jeffrey Epstein rezulton të ketë pasur lidhje të ngushta edhe me dy aleatë të afërt të Trumpit, përfshirë sipërmarrësin Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick.