JD Vance: Presidenti Trump nuk do ta përfshijë SHBA-në në një konflikt afatgjatë me Iranin
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend të përfshijë vendin në një luftë afatgjatë me Iranin. Në një prononcim për gazetarët të mërkurën, Vance u shpreh i bindur se administrata aktuale nuk synon përsëritjen e konflikteve të gjata të viteve të fundit. “Ju garantoj se presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është i interesuar të na përfshijë në konflikte të zgjatura,” tha ai, duke shtuar se e njeh mirë mënyrën se si Trump mendon për sigurinë kombëtare. Duke komentuar dorëheqjen e ish-zyrtarit të lartë të antiterrorizmit, Joe Kent, Vance e cilësoi atë si një zhvillim “pozitiv”, duke theksuar se anëtarët e administratës duhet të zbatojnë vendimet e presidentit, edhe kur nuk janë dakord me to. Kent njoftoi dorëheqjen e...
Burimi:
vizionplus.tv