Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia ka miratuar një buxhet rekord për mbrojtjen, duke rritur shpenzimet ushtarake në më shumë se 9 trilionë jenë (rreth 58 miliardë dollarë), në një kohë kur tensionet me Kinën po përshkallëzohen ndjeshëm. Projektbuxheti për vitin fiskal të ardhshëm, i miratuar nga kabineti japonez, është 9.4% më i lartë se ai aktual dhe është pjesë e strategjisë pesëvjeçare të Tokios për të dyfishuar shpenzimet e mbrojtjes deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Fokusi i buxhetit të ri është forcimi i kapaciteteve kundërsulmuese dhe mbrojtja e vijës bregdetare përmes raketave tokë–det dhe sistemeve të paekuipazhuara. Autoritetet japoneze parashikojnë të investojnë rreth 100 miliardë jenë në vendosjen e dronëve ajrorë, detarë dhe nëndetarë për mbikëqyrje dhe mbrojtje, në kuadër të sistemit “Shield”, i cili pritet...