“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili e quati veten “mbreti i tarifave”, kërcënoi më herët sot se mund të përdorë tarifat si një mjet për të ushtruar presion mbi vendet e treta që të bien dakord për aneksimin e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara.  Presidenti amerikan ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të kontrolluar Groenlandën, e cila është një rajon gjysmë-autonom i Danimarkës, duke argumentuar se është me rëndësi strategjike. Megjithatë, deklaratat e tij shkaktuan reagime të forta, jo vetëm nga Kopenhageni dhe Groenlanda, por edhe nga qeveritë evropiane dhe kongresistët amerikanë nga të dyja partitë.  Komentet e Trump erdhën gjatë një eventi për kujdesin shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë, ku ai iu referua mënyrës se si kërcënimi me tarifat i ka detyruar vendet e tjera të zhvilluara të pranojnë çmime më të larta të barnave në...