“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

Hillary Clinton ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion mbi aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.Ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja e Shtetit u bëri thirrje ligjvënësve që të pyesin edhe presidentin Donald Trump lidhur me çështjen. “Si çdo njeri i ndershëm, jam tmerruar nga ajo që kemi mësuar për krimet e tyre. Është e pakuptueshme që Epstein fillimisht mori një dënim kaq të lehtë në vitin 2008, gjë që i lejoi atij të vazhdonte praktikat e tij grabitqare edhe për një dekadë tjetër”, u shpreh Clinton. Clinton po përballet me anëtarët e Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Chappaqua, Nju Jork, në kuadër të një dëshmie të shumëpritur. Në deklaratën e saj, ajo akuzoi kryetarin republikan të panelit,...