Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një operativ të Hamasit në Liban, i cili pretendohet se ishte i përfshirë në financimin e aktiviteteve të grupit. Në një deklaratë, thuhet se Walid Muhammad Dib u shënjestrua më parë këtë javë në një sulm të kryer nën drejtimin e agjencisë së inteligjencës Shin Bet. Pretendohej se Dib ishte përgjegjës për transferimin e fondeve në rrjetet e Hamasit në Bregun Perëndimor të pushtuar, Liban dhe gjetkë, si dhe për rekrutimin e operativëve. Ndërkaq Turqia thotë se 3 shtetas të saj dhe 4 anëtarë të forcave të armatosura të Katarit humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Katar. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet në një hetim të kryer nga autoritetet e Katarit.
Burimi:
javanews.al