Izraeli vret komandantin e Hezbollahut, shërbente në Gardën Revolucionare të Iranit
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut i cili shërbeu në trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Abu Dharr Mohammadi, i cili ishte komandanti i operacioneve në njësinë raketore të IRGC-së brenda Hezbollahut, u vra të martën, thanë Forcat e Mbrojtjes Izraelite, shkruan Sky News. “Mohammadi ishte një figurë kyçe në ndërtimin e forcës ushtarake të Hezbollahut për sa i përket raketave”, shtoi IDF në një deklaratë. Ndërkaq, numri i personave të vrarë në Liban që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit të situatës nga Izraeli ka arritur në 687.
Burimi:
opinion.al