Izraeli vret dy figurat me profil të lartë në Iran, kush janë të eliminuarit
Izraeli thotë se ka kryer dy vrasje të profilit të lartë në Iran. Bëhet fjalë Ali Larijani-n, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, dhe komandantit të milicisë së brendshme Basij, Gholamreza Soleimani. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes së Izraelit Katz, ndërkohë që ende s’kemi një reagim nga Tehrani zyrtar. Mediat shtetërore iraniane publikuan një shënim të shkruar me dorë nga Larijani, por nuk është e qartë nëse është menduar si provë jete. Shënimi i Larijani-t i publikuar në rrjetet e tij sociale përkujton marinarët iranianë të vrarë, funerali i të cilëve pritet të mbahet të martën, në sulmin amerikan ndaj anijes së tyre në ujëra ndërkombëtare. Nëse konfirmohet, Larijani do të ishte vrasja e nivelit më të lartë në luftë...
Burimi:
opinion.al