Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

18 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite të sotme në Gaza. Shifrat raportohen nga al Jazeera që citon burimeve spitalore. Njëmbëdhjetë prej tyre u vranë në lagjet al-Tuffah dhe al-Zaytoun në qytetin e Gazës. Sipas medias “Gaza Now” në Rripin e Gazës avionë luftarakë izraelitë goditën një tendë të personave të zhvendosur në kampin al-Mawasi, në jug të enklavës, dhe ka publikuar një video ku shihet tym mbi zonë. Deri më tani, ushtria izraelite nuk ka dhënë deklarata për këtë sulm specifik. Ndërkohë në veri të rripit të Gazës, sipas mediave palestineze, të paktën gjashtë nga viktimat u vranë, ku ushtria izraelite thotë se ka kthyer zjarrin ndaj personave të armatosur që sulmuan trupat. Times of Israel shpjegon se IDF ka kryer bombardime me tanke...