Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

E hëna e Pashkëve katolike ka shënuar një tjetër ditë dramatike dhe të dhunshme për Libanin, ndërsa ushtria izraelite ka intensifikuar bombardimet në periferinë jugore të Bejrutit, në Libanin e Jugut dhe në rajonin Bekaa. Situata mbetet kritike, me banorët e më shumë se 40 fshatrave që janë urdhëruar të evakuohen urgjentisht përballë një vale të re sulmesh masive. Veçori e këtyre paralajmërimeve të fundit është përfshirja, për herë të parë, e fshatrave me popullsi kristiane si Adoussiyé dhe Bfaouré, duke zgjeruar hartën e konfliktit. Bilanci njerëzor po rëndohet orë pas ore. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 1 mijë e 497 persona, mes të cilëve figurojnë 130 fëmijë. Vetëm brenda 24 orëve...