Izraeli sulmon me raketa Iranin
Teherani është goditur sot nga disa sulme ajrore izraelite. Sulmi u krye nga forcat ajrore të izraelit. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit njoftoi një sulm parandalues ndaj Iranit. Mediat iraniane konfirmojnë shpërthimet. Në kohën e sulmit, IDF lëshoi një paralajmërim kombëtar për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë pranë zonave të mbrojtura. “Ky është një paralajmërim paraprak me qëllim përgatitjen e publikut për mundësinë e lëshimit të raketave drejt shtetit të Izraelit”, tha IDF. Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi tre shpërthime në qendër të Teheranit. Tym i dendur po ngrihet nga qendra e Teheranit, raportoi agjencia iraniane ISNA. FARS raportoi gjithashtu se raketat goditën lagjen qendrore Jomhouri të kryeqytetit iranian dhe rrugën ku ndodhet Universiteti i Teheranit. Detajet rreth pasojave të shpërthimeve, numrit të...
Burimi:
opinion.al