Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, IDF: Dyshohet se është vrarë
Një sulm i synuar izraelit ka marrë në shënjestër një zyrtar të lartë të Teheranit, konkretisht ministrin e Inteligjencës Ismail Khatib. Kjo u konfirmua nga një zyrtar izraelit pas lajmeve të para të publikuara nga Iran International. Khatib ka mbajtur këtë post si në qeverinë e Ebrahim Raisi ashtu edhe në atë të Pezeshkian. Vlerësimet e ushtrisë izraelite (IDF) mbi rezultatin e sulmit janë ende në vazhdim, por nga një analizë paraprake duket se Khatib është vrarë. Lufta në Gjirin Persik po përshkallëzohet dhe targetimi i figurave të larta iraniane është pjesë e strategjisë së Izraelit për destabilizim të brendshëm të Iranit. Pati aludime për vrasjen edhe të Netanjahut, pretendime këto nga ana iraniane, por që Izraeli i ka përgënjeshtruar, madje edhe vet Netanjahu është...
Burimi:
javanews.al