Izraeli ruan kontrollin e Gazës: Nuk ka rindërtim pa çarmatosjen e Hamasit

Izraeli ruan kontrollin e Gazës: Nuk ka rindërtim pa çarmatosjen e Hamasit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë rindërtimin e Gazës përpara se grupet terroriste të Hamasit të çarmatosen. Netanyahu u shpreh se Izraeli do të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën dhe Bregun Perëndimor. “Tani po përqendrohemi në përfundimin e dy misioneve të mbetura, çmontimin e armëve të Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës nga armët dhe tunelet”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp. Kthimi i trupit të fundit të pengut izraelit, shënon fundin e fazës së parë të armëpushimit në Gaza. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka nisur faza e dytë javën e planit, e cila synon të shohë korniza qeverisjeje afatgjata në Rripin e Gazës, si dhe rindërtimin e tij. Krijimi i Bordit të Paqes u miratua nga një rezolutë...