Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin
Izraeli lëshoi një urdhër të ri evakuimi për një zonë më shumë se 40 kilometra brenda Libanit, duke thënë se lufta ndaj atij vendi është duke vazhduar. Sulmet erdhën pavarësisht se grupi i armatosur Hezbollah që mbështetet nga Irani dhe përfshiu Libanin në luftën e Lindjes së Mesme, ndërpreu operacionet ndaj Izraelit pas njoftimit të presidentit amerikan Trump për një armëpushim dyjavor me Iranin. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, i cili ka vepruar si ndërmjetës në konflikt, tha se armëpushimi dyjavor midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duhet të zbatohej kudo, përfshirë Libanin, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ai vend ishte i përjashtuar nga marrëveshja. Edhe një zyrtar libanez i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve AFP se autoritetet nuk ishin informuar për përfshirjen e...
Burimi:
javanews.al