Izraeli pretendon se ka kapur 92 përqind të raketave balistike të Iranit

Izraeli pretendon se ka kapur 92 përqind të raketave balistike të Iranit

Ushtria izraelite thotë se ka kapur shumicën e më shumë se 400 raketave balistike që Irani ka qëlluar drejt Izraelit që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael. “Kemi pasur shkallë të shkëlqyera përgjimi — afërsisht 92% shkallë përgjimi të suksesshëm”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkolonel Nadav Shoshani, në një konferencë për shtyp të dielën. Komentet e tij vijnë pasi raketat iraniane goditën qytetet e Aradit dhe Dimonës në Izraelin jugor të shtunën në mbrëmje, duke plagosur mbi 85 persona. Sulmi i Aradit plagosi të paktën 84 persona dhe disa të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin ndaj Dimonës. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei dhe dhjetëra figura tjera politike dhe ushtarake u vranë qysh në ditën e parë të nisjes së luftës. Presidenti amerikan, Donald...