Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

Ushtria izraelite ka hartuar plane për të nisur operacione të reja masive dhe intensive ushtarake në Gaza në muajin mars”, me një ofensivë të përqendruar në Qytetin e Gazës, që synon ta shtyjë vijën e verdhë të demarkacionit të armëpushimit drejt bregdetit të enklavës, duke zgjeruar më tej kontrollin mbi territorin. Kështu shkruan Times of Israel, duke cituar një zyrtar izraelit dhe një diplomat arab. Sipas këtij të fundit, megjithatë, operacioni nuk mund të nisë pa miratimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat ende po përpiqen ta çojnë armëpushimin e brishtë të arritur në tetor drejt një faze të dytë, që do të përfshinte çarmatimin e Hamasit. Kryeministri Benjamin Netanyahu, shkruan gazeta, “ka pranuar” gjatë takimit të tij me Donald Trump muajin e kaluar të bashkëpunojë në...