Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe se vendi është i gatshëm të veprojë i vetëm nëse e sheh të nevojshme. Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Jerusalem Post, mesazhi i është përcjellë Uashingtonit gjatë javëve të fundit përmes disa kontakteve të nivelit të lartë. Në këto bisedime, pala izraelite ka paraqitur edhe skenarë operacionalë për goditjen e kapaciteteve dhe infrastrukturës së prodhimit të raketave të Iranit. “U kemi thënë amerikanëve se do të godasim vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe që kemi vendosur për raketat balistike,” tha një burim i mbrojtjes, duke shtuar se Izraeli nuk mendon se ky prag është kaluar ende, por se...
Burimi:
opinion.al