Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, ka deklaruar se ushtria izraelite do të intensifikojë presionin ushtarak ndaj Iranit dhe “do të rrisë dëmet që i shkakton regjimit” në Teheran, ndërsa konflikti ka hyrë në ditën e 39-të. Lufta, e cila nisi më 28 shkurt pas goditjeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj Teheranit, duket se po hyn në një fazë vendimtare. “Në nivel strategjik, po afrohemi në një pikë kthese në fushatën e përbashkët kundër Iranit”, u shpreh Zamir. Ai theksoi se deri më tani janë arritur rezultate të rëndësishme, përfshirë edhe objektivat e vendosura në fillim të operacionit ushtarak. “Deri tani kemi arritur përfitime të konsiderueshme dhe do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri, duke rritur dëmet që...