Izraeli paralajmëron luftë të gjatë kundër Iranit dhe Hezbollahut
Teksa po afrohet afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump që Irani të hapë Ngushticën e Hormuzit, ushtria izraelite i ka paralajmëruar shtetasit e vet për “më shumë javë” luftë kundër Iranit dhe Hezbollahut – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. “Shtetas të Izraelit, ne përballemi me më shumë javë luftime kundër Iranit dhe Hezbollahut”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin në disa deklarime televizive më 22 mars. “Çdo ditë që kalon, ne jemi më afër dobësimit të regjimit terrorist [në Teheran]. Ne nuk do të lejojmë atë apo degëzimet e tij të kërcënojnë qytetarët tanë të Izraelit, apo ekzistencën e shtetit të Izraelit”, ka thënë Defrin, duke shtuar se fushata tokësore kundër Hezbollahut në Liban...
Burimi:
vizionplus.tv