Izraeli nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes tokësore në Liban
Një zëdhënës i Ushtrisë Mbrojtëse Izraelite (IDF) deklaroi se “të gjitha opsionet janë në tavolinë”, kur u pyet nëse Izraeli po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore në Liban. Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesi i ushtrisë izraelite theksoi se operacioni kundër Hezbollah do të përfundojë vetëm pasi grupi të ketë pësuar “dëme shumë serioze”. Ai shtoi se veprimet ushtarake nuk do të ndalen derisa “të eliminohet kërcënimi që vjen nga Libani”, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në rajon. Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë mes Izraelit dhe Hezbollahut, ndërsa përplasjet përgjatë kufirit vijojnë.
Burimi:
vizionplus.tv