Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar këtë të martë, më 17 mars, se sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, është vrarë gjatë natës së kaluar, së bashku me komandantin e forcave Basij, Gholamreza Soleimani. Lajmi u raportua nga mediat izraelite pas një informimi të marrë nga ushtria izraelite (IDF). Katz deklaroi se Larijani dhe Soleimani “u eliminuan” dhe i quajti pjesë të “boshtit të së keqes”. Nga ana tjetër, agjencia iraniane Tasnim raportoi se pritet një mesazh nga Larijani, duke lënë të hapur mundësinë që ai të jetë ende gjallë. IDF ka thënë se Larijani ishte objektiv i sulmit dhe mund të jetë vrarë, por Teherani nuk e ka konfirmuar ende. Irani ama ka pranuar se dy komandantë të lartë janë...
Burimi:
javanews.al