Izraeli: Hamasi ka 60 ditë kohë për t’u çarmatosur, ose do të rinisim operacionet

Izraeli: Hamasi ka 60 ditë kohë për t’u çarmatosur, ose do të rinisim operacionet

“Hamasi do të ketë 60 ditë për t’u çarmatosur plotësisht, përndryshe Izraeli do të rifillojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës” ka paralajmëruar sekretari i Kabinetit dhe aleati i ngushtë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut, Yossi Fuchs. Gjatë fjalës së tij në një konferencë në Jerusalem, Fuchs tha se administrata amerikane e Donald Trump kërkoi periudhën specifike 60-ditore duke nënvizuar se Izralie e respekton këtë kërkesë. Megjithatë paralajmëron se Hamasi duhet të dorëzojë të gjitha armët e tij, përfshirë edhe pushkët. “AK-47-at e tyre do të hiqen plotësisht. Nëse funksionon, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Nëse jo, atëherë Forcat e Armatosura Izraelite do të duhet të përfundojnë misionin e tyre”, shtoi ai.