Izraeli godet me raketa Sirinë
Izraeli ka goditur objektiva ushtarake në Siri pas sulmeve ndaj civilëve druzë. Objektivat e goditura përfshinin një qendër komande dhe armatime në baza ushtarake që i përkasin regjimit sirian. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) sulmuan infrastrukturën qeveritare siriane në jug të vendit të enjten në mbrëmje, si përgjigje ndaj sulmeve ndaj popullsisë druze, njoftoi ushtria të premten. Media lokale druze raportoi të enjten se forcat e sigurisë së brendshme siriane u sulmuan me predha. Pas kësaj, grupe të armatosura nga Garda Kombëtare, një grup paraushtarak druz, u panë duke lëvizur në zonën e Sweidës. “IDF nuk do të tolerojë dëmtimin e popullsisë druze në Siri dhe do të vazhdojë të veprojë për ta mbrojtur atë,” deklaroi një zëdhënës. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel...
Burimi:
opinion.al