Izraeli dhe SHBA sulm të kordinuar në Iran, Reuters: Khamenei iku nga Teherani

Izraeli dhe SHBA sulm të kordinuar në Iran, Reuters: Khamenei iku nga Teherani

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën këtë mëngjes sulme të përshkruara si parandaluese ndaj Iranit, ndërsa shpërthime të forta u raportuan në Teheran dhe Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, shpërthime u dëgjuan në zona të ndryshme të kryeqytetit iranian. Reuters, duke cituar një zyrtar iranian, raportoi se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei nuk ndodhet në Teheran dhe është zhvendosur në një vend të sigurt. Më herët, Associated Press bëri të ditur se një nga sulmet në kryeqytet ndodhi pranë zyrave të Khameneit. Në momentin e nisjes së operacionit të befasishëm, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u dërguan njoftime urgjente qytetarëve, duke i udhëzuar të qëndrojnë pranë zonave të mbrojtura dhe strehimoreve për shkak të rrezikut të...