Izraeli bombardon rripin e Gazës, 30 të vrarë, palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Izraeli ka bombarduar sërish Rripin e Gazës. Për pasojë, të paktën 30 persona kanë mbetur të vrarë. Sipas mediave, viktimat janë regjistruar jashtë zonave të përcaktuara nga marrëveshja e armëpushimit e 10 tetorit. Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite goditi një stacion policie në lagjen Sheikh Radëan, në perëndim të qytetit të Gazës, duke vrarë 10 oficerë dhe të ndaluar, tha mbrojtja civile. Kjo tregon se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa ekipet e emergjencës po vijojnë të kërkojnë trupa. Një tjetër sulm goditi një apartament në qytet, duke vrarë tre fëmijë dhe dy gra, ndërsa shtatë persona të tjerë u vranë kur Tel Avivi bombardoi tendat në Khan Younis, në jug të Gazës. Agjencia e mbrojtjes civile, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se...
Burimi:
vizionplus.tv