Izraeli bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht Somalilandin si shtet të pavarur

Izraeli bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht Somalilandin si shtet të pavarur

Izraeli u bë të premten vendi i parë që e njeh zyrtarisht republikën e vetëshpallur të Somalilandit si shtet të pavarur dhe sovran. Ky vendim mund t’i ndryshojë dinamikat rajonale dhe ta vërë në provë Somalinë, e cila përherë e ka kundërshtuar ndarjen. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli do të kërkojë bashkëpunim të menjëhershëm me Somalilandin në bujqësi, shëndetësi, teknologji dhe ekonomi. Në një deklaratë, ai e përgëzoi presidentin e Somalilandit, Abdirahman Mohamed Abdullahi, vlerësoi udhëheqjen e tij dhe e ftoi atë për një vizitë në Izrael. Netanyahu tha se deklarata “është në frymën e Akordeve të Abrahamit, të nënshkruara me nismën e presidentit Trump”. Akordet e vitit 2020 u ndërmjetësuan nga administrata e parë e Trumpit dhe përfshinin formalizimin e marrëdhënieve diplomatike...