Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA
Ish ministri dhe ish ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson është arrestuar nga policia nën dyshimin për shpërdorim detyre, pasi iu zbuluan lidhjet dhe komunikimet me financierin pedofil, Jeffrey Epstein. Mediat britanike raportojnë se ai u arrestua në një adresë në Camden, dhe është dërguar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje. Arrestimi i tij vjen pas kontrolleve që u kryen në dy prona të tij. Deputetët britanikë votuan më herët në shkurt për të detyruar qeverinë të publikojë të gjitha dokumentet që lidhen me emërimin e Mandelson si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, si dhe kohën e tij si ambasador.
Burimi:
javanews.al