Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka hedhur poshtë planin që Ukraina të anëtarësohet para shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Tajani do të mbledhë më 3 mars në Romë miqtë e Ballkanit Perëndimor. “Ne e mbështesim pranimin e Ukrainës, por shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë përparësi për ne. Ne kemi një angazhim ndaj tyre dhe premtimi i dhënë duhet mbajtur. Më 3 mars do të organizojmë takimin e Miqve të Ballkanit në Romë. Më 1 prill, do të jem në Beograd së bashku me ministrin gjerman Wadephul për t’i dërguar një sinjal shqetësimi Serbisë”. Unanimiteti ngadalëson shpejtësinë e vendimmarrjes së BE-së, prandaj Tajani është në favor të kapërcimit të tij. “Nuk është një çështje që e kemi diskutuar ndonjëherë brenda shumicës qeverisëse. Nëse duam...